Sali BERISHA
Të enjten e kaluar denoncova në Parlament me dokumente, votën kundër kërkesës së SHBA dhe NATO-s të Shqipërisë më 23 dhjetor në OKB, kjo pasi në tetor kishte votuar pro kësaj kërkese, pra Rama kishte ndryshuar qëndrimin pas fitores së Donald Trump. Në seancë, Ditziu, mender ministri i Jashtëm, mohoi të ketë ndodhur një gjë e tillë. Kurse ditën e hënë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit ai pranoi se kjo ka ndodhur, por si një gabim njerëzor teknik dhe tha se për këtë është sqaruar dhe informuar dhe presidenti Nishani.
Po atë ditë, zyra e Presidentit njoftoi se nuk ka marrë asnjë sqarim, informacion për çështjen nga Ministria e Jashtme. Pas këtij reagimi, përsëri mender ministri iu thotë mediave se informacioni është dërguar tek presidenti. Pas këtij mashtrimi të djeshëm reagon sot (dje) zyra e Presidentit, e cila tregon për mediat regjistrin e Gardës së Republikës, në të cilin regjistrohen me firmën e marrësit dhe dorëzuesit dokumentet që merren në dorëzim me firmë në Presidencë.
Regjistri tregonte se mender ministri i Jashtëm kishte përsëritur mashtrimin e një dite më parë pasi sipas regjistrit, informacioni i Ministrisë së Jashtme për presidentin ishte dorëzuar në Presidencë vetëm më dt. 7 shkurt, pra ditën e sotme (djeshme)! Ky është një skandal i denjë vetëm për regjimin e banditokracisë. Vetëm përfaqësuesi i një regjimi të tillë mund të mashtrojë publikisht tre herë brenda javës për të njëjtin problem. Një njeri që mashtron pafytyrësisht Parlamentin dhe qytetarët e tij, mashtron anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit dhe publikun, diplomatët shqiptarë dhe të huaj, punonjësit e ministrisë së tij nuk ka moral, fytyrë apo !
I biri i të atit Paljaço Keta janë neobllokmenët!