Ky është militanti i PS-së që u hoq si banor sot në përplasjen me studentët e Universitetit Bujqësor

Pedagogët dhe studentët e Universitetit të UBT-së, janë përplasur ditën e sotme me banorët e zonës, pasi nuk bien dakord për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në korpusin e këtij universitetit.

Banorët janë shprehur pro këtij projekti, por nga ana tjetër janë studentët dhe pedagogët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e kësaj shkolle.

Ndërsa, njëri nga banorët ka këmbëngulur që ky projekt të realizohet, faqja “Studentët denoncojnë”, ka publikuar një foto të këtij personi me mbishkrimin: Zbulohet haptaz militaniti i PS që kërkon ndërtimin e shkollës. Pra ato nuk janë banorë, por militant të PS.

Sipas fotos së publikuar prej tyre, personi nuk është banor i zonës, por militant dhe mbështetës i Partisë Socialiste.

Ndërsa prisnin që në Universitetin e tyre sot të vinte kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë përplasur papritur në dyert e Universitetit me disa banorë të cilët thoshin se kishin ardhur aty pasi ishin pro ndërtimit të shkollës.

Kjo përplasje nga verbale për pak sa nuk ka kaluar në fizike midis palëve. auto Untitled 361554922103

Në orët e fundit është zbuluar edhe identiteti i njërit prej banorëve i cili nga sa mësohet është militant i Partisë Socialiste dhe nuk kishte lidhje fare me zonën.

Këtë e dëshmon edhe një foto ku i njëjti person shfaqet me tryezë me drejtues të lartë të Partisë Socialiste si edhe deputetë të kësaj partie.

Denoncimi u bë më herët edhe nga vetë studentët të cilët thanë se Erion Veliaj i kishte sjellë aty këta banorë për të provokuar.

Ndërsa një nga gratë banore filloi të brohoriste; ‘Rroftë Erion Veliaj’; ‘Rroftë kryeministri Rama’.

 

Exit mobile version