“Ky është shteti i Ramës që na la rrugëve”, punëtorët sezonalë presin me orë të tëra në doganë

Dhjetëra punëtorë sezonalë janë ndeshur me radhët e gjata në pikën doganore të Kapshticës  duke qenë se vetëm kjo kategori do të lejohet të hyjë në Greqi deri ne datën 31 maj.

Qytetarët kanë më tëpër se 3 orë që po presin në ambjentet e kalimit të pikës kufitare  dhe sipas burimeve  ky problem vjen si pasojë e palës greke sepse bërja e tamponit po vonon si procedurë duke shkaktuar vonesa në procedurat e kalimit për në shtetin fqinj.

Sa i përket fashës orare vijon të  mbetet e njejte sic është vënë nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit  nga ora 6 e mengjesit  deri në orën 22:00,do të vazhdojnë hyrjet në Greqi.

Punëtorët sezonalë ankohen për vonesën në kryerjen e procedurave edhe pse mezi kanë pritur hapjen e kufirit dhe kjo është një lehtësi për ta.

“I kam të gjitha dokumentet  dhe kemi 3 orë që presim këtu”, shprehet një qytetar.

“Pas një periudhe prej 6 muajsh ne i kemi bërë gati ato qe kerkojne. Mua po me pret greku te iki ne pune,kam që në fillim të majit që pres,ky është shteti i Ramës që na la rrugëve”, shton një tjetër punëtor  që po priste në radhë.

Rregullat e vendosura nga vendi fqinj, kërkojnë që këta punëtorë, më parë t’i nënshtrohen një testi të shpejtë Covid 19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë e gjithashtu duhet të plotësojnë edhe formularin e regjistrimit PLF.

Ndërkohë kuota ditore e pranimit është 400 persona.

Deri në datën 31 maj asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Exit mobile version