Ky ishte provokimi para ndeshjes i Daçiç për futbollistët shqiptarë të Zvicrës…

Nuk dinë gjë tjetër përveç të provokojnë
Serbët kanë filluar të frikësohen shumë më herët ndeshjes me Zvicrës, pasi për helvetikët paraqitën katër futbollistët tanë që i bëjnë krenarë gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
E ministri serb Ivica Dacic i ka hedhur benzinë zjarrit pasi ka provokuar yjet tanë.
“Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera, por natyrisht kjo nuk është e mundur në ndeshjen e së premtes”, ka thënë fillimisht Dacic.
“Ne nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”, tha Dacic në deklaratën e tij provokuese, shkruan Blick.
Serbët po frikësohen nga futbollistët tanë të cilët nuk e kanë mohuar asnjëherë origjinën e tyre.

Shaqiri ka në këpucët e tij flamurin shtetërorë të Kosovës, ndërsa Behrami si ‘tato’ flamurin shtetëror dhe atë Kombëtar.
Edhe Xhaka e Xhemaili nuk e kanë mohuar asnjëherë prejardhjen e tyre duke treguar me krenari se janë shqiptarë.
Gjithsesi futbollistët tanë do ta bëjnë punën që dinë më së miri të premten, do të luajnë futboll dhe do të fitojnë ndaj rivalit të grupit.
Të gjithë futbollistët tanë njëzëri kanë thënë se nuk kanë frikë nga asnjë kundërshtar në Kupën e Botës dhe në çdo takim futën për fitore.

Exit mobile version