Ky nuk është vetting, por inkuizicion ndaj kundërshtarëve në drejtësi

Indrit VOKSHI

Fatos Lulo është bërë gjyqtar në 2005. Pasuria e tij është vënë dhe deklaruar para 2005, para se të ishte gjyqtar – pra pasuria e tij nuk ka lidhje me ushtrimin e detyrës si gjyqtar që dmth se nuk ka të dhëna se ai e ka përdorur postin e gjyqtarit për të përfituar pasuri.
Gjyqtari Fatos Lulo, ka paraqitur kontrata origjinale të vitit 1999, ku provohet se atij i janë dhuruar 100.000$ nga e motra, pasanike-ndërtuese, pasi ai ka qenë i papunë.
Mirëpo kjo “nuk e ka bindur Komisionin e Vettingut”! Çfarë dmth nuk e ka bindur komisionin? A tek bindja e komisionit varet fati i dikujt apo ka kritere?
Qëllimi është të provohet që pasuria lidhet ose nuk lidhet me ushtrimin e detyrës si gjyqtar, pra nuk ka përfituar nga posti. Nëse gjyqtari të provon se pasuria e tij nuk lidhet me postin pasi pasurinë e ka fituar në 1999-2003 kurse postin e ka marrë në 2005, PSE u dashka shkarkuar gjyqtari?!

Komisionet e Vettingut po përdoren si kamxhik për inkuzicion kundër “kundërshtarëve”, pasi z.Lulo, z.Dizdari, z.Kosta dhe z.Ymeraj, kanë qenë gjyqtarët kushtetues të cilët kanë pasur objeksione mbi kushtetuetshmërinë e reformës në drejtësi.
Askush nuk po flet për ketë akt i cili paralajmëron një standart diktatorial në sistemin e drejtësisë. Po ndërtohet inkuzicioni spanjoll që do të përdoret për të goditur njerëz.
Kanë bërë aq shumë propagandë kundër gjyqtarëve saqë edhe kur gjyqtarët kanë të drejtë, këta e mposhtin drejtësinë me forcën opinionit i cili është karikuar me mendimin “mirë t’ua bëjnë”.
Po kush përfiton nga ky standart? Vetëm pushteti politik. Përmes suprimimit të çdo garancie juridike do t’i godasin njerëzit si të duan.

Artikulli paraprakDash Shehi kundër vendimit të vettingut ndaj Lulos: Po e politizojnë dhe po e vdesin reformën
Artikulli tjetërMiqtë e Polikronit