Armando Broja ka luajtur për shumë minuta në ndeshjen e djeshme mes Chelsea dhe Newcastle. Londinezët arritën të kualifikoheshin më tej në EFL Cup, teksa fituan falë saktësisë së tyre nga 11-metrat.
Në një prononcim të fundit për mediat britanike, Broja është shprehur se tifozët nuk po shohin versionin e tij më të mirë.
“Po përpiqem të rikthehem në ritmin tim të plotë. Ka ende shumë për të bërë.
Ky nuk është Armando më i mirë dhe kam një rrugë të gjatë për të bërë.
Thjesht duhet të vazhdoj tani dhe padyshim të mbaj kokën lart. Pochetino më ka ndihmuar shumë, kështu që më duhet vetëm të rikthehem në ritmin tim të plotë dhe të vazhdoj më tej”, tha Broja.