Kryeministri Edi Rama, për t’u dukur si “pro” politikave e sanksioneve të SHBA-BE ndaj Rusisë e Kinës, mashtroi në median spanjolle “La Razon”, duke deklaruar se në Shqipëri nuk ka investime ruse e kineze, ose ka ndonjë biznes të “vockël” të pa përfillshëm deri në masën 0.1%.
E kuptojmë sikletin që ka Babloku nga lejet e licencat që ka lënë në fuqi dhe ka dhënë për biznese ruse e kineze, në sektorë e shërbime strategjike në vend, duke mos zbatuar sanksionet e SHBA-BE, për largim të tyre nga Shqipëria.
Prandaj, ai mashtroi në intervistën me median spanjolle, sepse faktikisht, në Shqipëri ka shumë bizneze kineze e ruse, madje në sektorët prioritarë e strategjikë të ekonomisë dhe sigurisë kombëtare, të cilat kanë marrë pasuri shtetërore për shfrytëzim falas deri në 35 vite e pa taksa.
Koncesioni “Bankers” i kinezëve në zonën hidrokurbure Fier-Patos-Marinëz, nuk është biznes “i vockël”, por aktivitet me të cilin, ata marrin afro 400 milionë Euro në vit nga grabitja dhe eksportimi i naftës shqiptare për llogari të tyre.
Kinezët e Bankers, nuk paguajnë as 10% rentë minerare të prodhimit të naftës, nuk paguajnë akcizë, nuk derdhin pjesë fitimi në arkën e shtetit shqiptar, nuk paguajnë asnjë lloj takse lokale e qendrore dhe lejohen të mashtrojne me bilance false sikur dalin me humbje.
Sepse vetë ju zoti kryeministër, me vendim qeverie Nr. 726, datë 2.11.2014 pasi erdhët në pushtet, i ndryshuat kontratën koncesionare “Bankers”-it, duke i dhënë të drejtën të mos paguajë rentën, të mos kryejë intesimet e detyrueshme kapitale në puset e naftës, të mos paguajë akcizë e taksa dhe të mbajë 100% të fitimit për vete.
Zoti kryministër!
Vëllai juaj Olsi Rama, me vendimin tuaj e bashkë me dy biznesmenët Gëzim Mançe e Krivis Meçi, shkuan në Kinë dhe sollën në Shqipëri, kompaninë “Zheijang Haiteng Investment Co.Ltd”, për të ndërtuar pakun industrial me bazë energjinë në 500 hektarë tokë shteti falas për 99 vite në Spitallë të Durrësit.
Zoti kryeministër! Ju mashtruat, kur thatë se në Shqipëri nuk ka investime kineze, sepse një raport i Qendrës për Analizë të Politikave Evropiane (CEPA), në bashkëpunim me INSTAT-n e qeverisë tuaj, ka raportuar se mafia kineze ka në Shqipëri 1.8 miliardë Euro investime në infrastrukturë, energji, burimeve ujore, minerale, dogana, shëndetësi, kulturë, arsim, think-tanke e RTSH, të futur në marrëveshjet e lidhura mes tyre e qeverisë së Shqipërisë.
Kinezët, morën leje për implementimin në Shqipëri të rrjetit “5 G”; ndërsa kompanisë kineze CEFC, i janë dhanë leje për koncesione nafte, gazi e energjie, duke përdorur si sekser Dorjan Duçkën, ish-këshilltar i kryeministrit Rama, ndërsa kompanisë kineze “M.POS Limited”, iu dha koncesioni tatimor 100 milionë Euro, në ortakëri me Olsi Ramën e Endri Meksin.
Përveç “Bankers”-it e investimeve të tjera kineze, në Shqipëri kanë biznese dhe disa grupe mafioze ruse, mes tyre oligarku Oleg Deripaska, mik i afërt i Vladimir Putinit dhe pjesë e bandës “Rama-Duçka-MCgonigal”, me koncesion bujqësor- blegtoral e energjie 99 vjeçar në Divjakë e sektorë të naftës.
Sipas QKB, rusët kanë 68 biznese, ndërsa kinezët, kanë ortakëri në 87 HEC-e e kompani ndërtimi, ushqimesh e turizmi në Shqipëri./Pamfleti