Lacazete e mbyll me Lyonin

Do të jetë Alexandre Lacazete goditja e madhe e Atleticos së Madridit në merkaton e verës. Edhe pse drejtuesit e Los Colchoneros apo edhe vetë trajneri Simeone janë rezervuar përsa i përket kësaj lëvizjeje, është vetë 28-vjeçari francez, i cili zbulon se do të largohet nga Lyoni në fund të sezonit, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij do të jetë në Madrid.
“Mendoj se është momenti i duhur për të ndryshuar ambient dhe për të provuar një aventurë të re. Mendoj se ende nuk e kam treguar sa duhet veten në skenën e madhe europiane. Kam dëshirë të tregoj se mund të përmirësohem më shumë. Atletico? Është një klub që në sezonet e fundit gjithmonë ka shkuar në fazat finale të Championsit. Ka një skuadër cilësore dhe së shpejti do të luajë në një stadium të ri. Pastaj atje luan edhe Antonine Greizmann”.
Marrëdhënia e shkëlqyer që ka me Griezmann mbetet një faktor i rëndësishëm për kalimin e Lacazete në Primera Division.
Do të jetë një histori e bukur nëse luajnë përkrah njëri-tjetrit. Ka nisur që kur ishin me përfaqësueset e moshave të Francës. “Kemi qenë të dy pjesë e sulmit dhe jemi kuptuar më së miri”.
Edhe pse vetë Lacazete nuk dëshiron të flasë për detaje të kalimit të tij të Atletico, mediat kanë zbuluar se drejtuesit e Los Colchoneros kanë rënë dakord për të paguar plot 60 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit.

Artikulli paraprakMarrëveshja, garanci për zgjedhje të lira
Artikulli tjetërXavi tregon pesë mesfushorët më të mirë