Elton LASKA
E di, përmbytje ndodhin kudo, fatkeqësitë natyrore, sasi e madhe e reshjeve, etj etj! Po flas pasi është një gjë e paralajmëruar me dhjetra e dhjetra herë për Laçin dhe Kurbinin.
U tha para dy vitesh se: “…kemi bërë sheshin e qytetit dhe kemi pastruar përroin, kemi marrë të gjitha masat për të qënë të mbrojtur nga përmbytjet…” shfaqja vazhdon! Ku shkuan 1.2 miliard lek me të cilat u ndërhy në shesh? A u kryen punimet nëntokësore, përse kemi sërish të njëjtën situatë? Deri kur duhet të vazhdojmë të pranojmë të sundohemi me filozofinë se “rrena më e madhe do të bëje të harrohet një rrenë më të vogël”?!
E dimë të gjithë se po vidhni, dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re, por ndërkohë që vidhni bëjeni edhe ndonjë punë se na morët frymën.
Mirë që mbeturinat nuk i pastroni, ujin e pishëm nuk na e sillni, punë nuk po na siguroni, shëndetsi nuk po pretendojmë se e kemi “falas”, por të pakten ujin nëper shtëpia nuk ua kemi borgj të na e lëshoni! E them lëshoni pasi është shumë e thjeshtë qe t’i shembni ato dy ndërtesa që kanë hyp sipër përroit dhe t’ja lironi frymën e të kryeje funksionin e saj more.
Ky pushtet është kaq servil, i korruptuar dhe arrogant sa lejon të përmbytet i gjithë qyteti dhe të pluhuroset për javë me rrallë vetëm se disa persona i jepkan votën PS-së dhe nuk u duhet shëmbur ndërtesa!
Jam i sigurtë që kritikat e mia i lexojnë dhe bien në veshin e pushtetarëve pasi në biseda konfidenciale mi përmendin dhe bien dakort por kjo nuk mjafton.
Duam zgjidhje, duam pak më shumë dinjitet!