Kreut të opozitës, Lulzim Basha i është rezervuar pritje madhështore në qytetin e Laçit nga qindra qytetarë kurbinas. Basha është pritur në nja karvan i gjatë automjetesh në hyrje të Milotit dhe më pas ai është pritur nga kreu i PD Kurbin, Behar Haxhiu dhe drejtues nga Dega e PD Kurbin, ndërsa salla e tejmbushur ka shpërthyer me thirrjet “Rama ik”, “Basha Kryeministër” etj.
Behar Haxhiu, krey i Degës së PD-së në Kurbin ka falenderuar kryedemokratin Basha për vizitën e tij në Laç, duke i premtuar se Kurbini është mbështetje e vazhdueshme e programeve të së djathtës. Haxhiu ka falenderuar gjithashtu dhe banorët e Kurbinit, në këtë pjesmarrje si rrallëherë, dhe kjo është sinjal pozitiv për vlerat e demokratëve kurbinas.
Në fjalën e tij, Basha ka theksuar se kjo qeveri po tregon se është drejt rrëzimit të plotë. Edi Rama po varfëron çdo ditë shqiptarët, një qeveri e cila është e lidhur me krimin, me bandat, dhe jo rastësisht po ndërmerr hapa gjithnje në disfavor të shqiptarëve. Kjo është tregues i qartë i rënjës se rendit, dhe shifrat janë vërtetë alarmante, nga rritja e kriminalitetit kohët e fundit.
Sot e gjithë bota e di se Edi Rama nuk është kryeministër e shqiptarëve, por kryeministër i krimit, i bandave.
Basha ka ftuar qytetarët kurbinas, dhe të gjithë shqiptarët që në protestën e 13 prillit të tregojmë vendosmërinë tonë për të rrëezuar pushtetin e një kryeministri të dështuar.
Ndryshimi është në dorën tuaj- ka shtuar Basha, ndaj të bashkohemi të gjithë dhe të shkëpusim zinxhirët e varfërisë më 13 prisll në ora 18 në Tiranë. Kështu që do të bëjmë të mundur t’i japim fund varfërisë. Parlamenti nuk është pronë e Edi Ramës, por i sovranit. Basha ka ftuar dhe çdo cocialist kurbinas, që janë braktisur nga kjo qeverisje, 13 prilli nuk është dita ku PD merr pushtetin, por dita kur rrëzojmë një pushtet, ka deklaruar kryedemokrati Lulzim Basha nga qyteti i Laçit.
Ahmet ZANI