Lajçak “tur” për normalizimin e marrëdhënieve, vizitë në Kosovë pas takimit me Vuçiç në Beograd

I dërguari i BE për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë Prishtinën të martën sipas mediave në Kosovë.

Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, edhe pse akoma nuk ka një konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Një ditë me herët, përkatësisht të hënën më 29 janar, Miroslav Lajçak do ndalet në Beograd, ku është konfirmuar se ai atje do takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Exit mobile version