Lajm i trishtë për Elbasanin, ndahet nga jeta ish-lojtari i shquar i verdhebluve

Futbolli shqiptar është në zi sot. Ferdinand Shkalla, ish-lojtar i Elbasanit, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

 

Shkalla e nisi karrierën në vitin 1953 për t’u bërë një ndër futbollistët më të shquar të Elbasanit. Periudha e artë për të ishte nga viti 1964 deri në vitin 1970.

I ndjeri luante në sulm ku me Labinotin e Elbasanit mbajti edhe numrin 9.

Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkalla.

Screenshot 2025-03-03 125118  

Exit mobile version