Lajme nga Kongresi i suksesit të krimit! E hapi Taulant Bego/Yaris/Gjura/Hoxha/Jaupi etj…

Me një shënim sarkastik e ka “përshëndetur” sot, Kongresin e PS-së dhe Edi Ramën, ish-kryeministri Sali Berisha. Në profilin e tij në Fb, Berisha rendit njerin pas tjetrit, emrat e njohur të politikës dhe të botës së krimit, për bashkëpunimin me të cilët akuzohet më së shumti Rama dhe që përbën një nga argumentat kryesore të opozitës në kërkesën për dorëheqje.
Berisha shkruan: “Lajme nga Kongresi i suksesit të krimit! Kongresin e hapi Taulant Bego/Yaris/Gjura/Hoxha/Jaupi etj etj…
Kongresi mori mesazhe urimi nga Aldo Bare, Dritan Dajti, Kostandin Xhuvani, Mili i Partisë, Eskobari i Ballkanit e shumë e shumë të tjerë!
Mesazhet e tyre mbylleshin me dy lavdi: Lavdi Partisë sonë të Krimit! Lavdi kreut të meduzës së Krimit!” përfundon Berisha dhe bashkangjit këtë foto.

2 23

 

Artikulli paraprakDjali i spiunit Baton Haxhiu i punësuar në ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, denoncimi i gazetarit
Artikulli tjetërNë lëmin e armiqve të jashtëm që i bëjnë dëm qeverisë, raporti i OKB është i radhës…