Lajme të mira për Armando Brojën, Everton është gati ta transferojë përfundimisht në verë nëse…

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë te Evertoni edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Këtë lajm e bëjnë të ditur mediat pranë klubit anglez, të cilat tregojnë se Devid Mojes po mendonm seriozisht firmën me sulmuesin shqiptar në fund të sezonit, nëse gjërat do të shkojnë sipas një plani të caktuar.

Broja aktualisht është i dëmtuar dhe nuk ka pasur mundësinë që të tregojë sa vlen para syve të trajnerit skocez i cili e kishte ndjekur edhe në të kaluarën në skuadrat e tjera që ka drejtuar, due etentuar disa herë të firmoste me të. Sipas “i Paper”, Mojes pret që Broja të tregojë sa vlen në muajt e ardhshëm, pasi të ketë kaluar dëmtimin në kyçin e këmbës.

Nëse Broja do të arrijë të tregojë formën e duhur dhe se është në gjendje të luajë pa probleme të vazhdueshme fizike që e kanë shoqëruar në vitet e fundit, atëherë Mojes është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve për zgjatjen e qëndrimit të tij te Evertoni dhe blerjes së kartonit nga Çelsi.

Skuadra do të mbetet pa një qendërsulmues me largimin e Kalvert-Ljuin në verë dhe Broja mbetet një kandidat i preferuar nga trajneri për këtë post. Kësisoj, sulmuesi shqiptar ka përpara disa muaj shumë vendimtarë për të ardhmen e tij, ku i duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet, për të siguruar qëndrimin në klubin që po planifikon të nisë një projekt me objektiva madhorë tani që ka kaluar në pronësi të amerikanëve.

Exit mobile version