Lajmi keq bën xhiron por nuk thotë të vërtetën!

Nga Ermal Peçi

Në faktë është e e vjetër si shprehje që qarkullon në media, sa të dali e vërteta lajmi i keq e ka bërë xhiron mediatike. Kjo ndodhi edhe ditën e sotme kur deklarata e djeshme Bashës, morri paparitur një kontekst tjetër.

Duke u shfokusuar nga Reforma Zgjedhore, dhe duke pasur target sulmi Bashën, media u furnizua me përgjigjen e ambasadës amerikane e cila ju përgjigjë një pyetje të gazetarit e cila nuk kishte lidhje me atë çfarë tha ditën e djeshme Basha.

Por çfarë tha konkretisht ditën e djeshme “në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore.

Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës, ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore.

Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore.

Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike”.

Kjo ishte deklarata e cila u tjetërsua dhe bëri xhiron mediatike të asaj që quhet më pas një fake news i sponsorizuar nga kundërshtarët e Partisë Demokratike. Por duke qënë se qëllimi i të gjithë aktorëve është të sulmojnë Bashën, dihet se historia dhe stuhia që ata ngrejnë në çdo moment përfundon në fake news.

Ditën e nesërme do të shtjellojë një shkrim sesi ndërkkmbëtarët kanë hedhur çdo fake news që është ngritur nga Pushteteti i Thashethemeve për të goditur Bashën, por të qëndrojmë edhe pak në ditën e sotme.

Aktorët politik dhe aktorët mediatik pse nuk flasin se çfarë i knaë bërë Shqipërisë ndryshimet kushtetuese të 2008. Pse nuk hedhin tezat që a është e nevojshme Reforma Zgjedhore në kalcifikimin që ka krijuar sistemin tonë.

Për rëndësinë që ka krijimi i urës së komunikimit midis deputetëve dhe qyetetarëve të cilët ishin shkëputur nga ky realitet dhe vendoseshin në lista se kush e kishte kërbishten më të përulur. Pse nuk flasin që Reforma Zgjedhore hap garën, rritë konkurencën edhe prodhon njërëz të rinjë politik edhe që artikulojnë mendim, pse nuk flasin për nevojën e hapjes së garës dhe ndarjen e pushtetit. Nuk flasin sepse nuk ju intereson thelbi e propozimet e Bashës, sepse qëllimi i tyre nuk është çlirimi i sistemit së në këtë sistem kjo klasë politike e vjetër po jeton ditët e saj të arta, por atyre ju intereson të sulmojnë Bashën, ta bëjnë pis, ta delegjitimojnë sepse kjo klasë politike e vjetër funksionon me kode mafioze, o me ne o kundër nesh. Sepse ata nuk e pranojnë dot që një njeri zgjodhi institucionet përballë marrëveshjeve okulte.

Ata nuk durojnë dot njeriu të cilin nuk e tjetërsojnë dot dhe nuk e bëjnë dot pis si vetja. Kjo është fabula e sotme e gjithë kësaj tymnaje mediatike e cila nuk ka asnjë lidhje me deklaratën e Bashës.

Exit mobile version