Lajpcigu mposhtet sërish

Lajpcigu ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Bundesligë, ndërkohë që shkon në tre ndeshje pa fitore. Surpriza e këtij sezoni në kampionatin gjerman u mposht në transfertë përballë Verder Bremenit me rezultatin e pastër 3-0. Skuadra që në fazën e parë rivalizoi seriozisht me Bajernin për vendin e parë duket se e ka humbur tashmë shkëlqimin dhe ndjekësit kanë filluar t’i afrohen në renditje. 3 austriakë që i japin një goditje të fortë ambicieve të një pronari austriak në Bundesliga. Ishin golat e Junuzoviç, Grillitzch dhe Kainz që i dhuruan Werder Bremen fitoren 3-0 ndaj Leipzig në “Weser Stadion”, me Bajernin e Mynihut që tani me një fitore të dielën ndaj Gladbah mund ta çojë në 13 pikë distancën nga vendi i dytë. Vendasit kaluan në avantazh me goditjen e tyre të parë, me Junuzoviç që lëshoi një harkim të ëmbël me topin që përfundoi në rrjetë në minutën e 34.
Mesfushori shqiptar i Frajburgut, Amir Abrashi, u aktivizua në minutën e 37 të ndeshjes së barazuar në transfertë ndaj Augzburgut me rezultatin 1-1. Futbollisti i kombëtares shqiptare e filloi si zakonisht nga stoli edhe takimin e sotëm, por dëmtimi i Hofler bëri që trajneri ta aktivizonte që në pjesën e parë.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Hofenhajmi mposhti Leverkusenin, Këlni fitoi ndaj Hertës së Berlinit dhe Volfsburgu triumfoi ndaj Darmshtadit.

Artikulli paraprakReali e zgjidh me Benzema e Kasemiro
Artikulli tjetërNuk është e vërtetë, por e besoj