Lajthit Llesh kimiku, arreston qytetarin pse vendosi flamurin kuq e zi te zyra e Ramës!

Policia ndaloi sot një qytetar i cili paqësisht vendosi një flamur kombëtar dhe 3 pankarta kundër tek kryeministria, ku kërkohej ndalimi i largimit të shqiptareve nga vendi prej qeverisë.

Fotot dhe pamjet tregojnë qartë se si qytetari protestues, i veshur me jelek te verdhe, simbol i protestës antiqeveritare, nuk ka bërë asnjë gjest antiligjor, perveçse ka vendosur 3 parulla tek kangjellat me te cilat rrethohet kryeministria.

Në parulla shkruhet ‘Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë’, ‘Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar’.

222

Exit mobile version