Punonjës të bashkisë së Tiranës kanë denoncuar hakmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj tyre, pasi ndër ta pati nga ata që protestuan më 16 shkurt. Në shkelje të Kodit të Punës dhe të drejtës për të protestuar, Veliaj i ka urdhëruar që të mos bëjnë pushim asnjë të diel për 6 muaj rresht.
Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha, pas mesazhit të marrë nga një punonjës i kësaj bashkie.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Lal Plehu shkruan Kodin e Punës!
Ai dënon si hakmarrje me punë të detyruar të dielave për 6 muaj punonjësit që morën pjesë në protestën e 16 shkurtit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirëmbrëma Dr. Berisha!
Lal plehu praktikon dënimet kolektive enveriste. Një punonjës bashkie merr pjesë në protestën e 16 shkurtit. Lal plehu hakmerret me urdhër të partisë duke i dënuar që të punojnë edhe të dielave për 6 muaj… Anonim ju lutem sepse jeni i vetmi ku mund të denoncojmë pa patur frikë për “hakmarrjet enveriste”.