Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mëesazhin e një qytetari nga Tirana, i cili shkruan se, kjo është shtesa pa leje në katin e fundit të pallatit që po ngre Pajtim Serjani me lejen e shefit të policisë bashkiake, Ermal Kapllani, në zonën e “Komunës së Parisit”.
Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, Berisha akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se po mbush xhepat me shtesa katesh të paligjshme.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Lal Plehu mbush xhepat me shtesa katesh te paligjshme!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Zoti Berisha! Kjo eshte shtesa pa leje ne katin e fundit te pallatit qe po ngre pajtim serjani.me lejen e shefit te policise bashkiake ermal kapllani. mund te verifikohet shume lehte ndodhet ne zonen e komunes se parisit. po ndertohen 2 kate shtese pa leje. me leje te dhene per nderrim dyersh ndertohen 2 kate pa leje ne mes te dites.