Lali, në vend të punës ka zgjedhur të jetë regjisor i estradës së tij

Nga Patrik SADIKAJ

Kur u ul në karrigen e kryetarit të bashkisë, Erjon Veliaj e gjeti tryezën e punës plot me dosje brenda të cilave kishte projektet për një Tiranë krejt të re.

Nga plani rregullues, pazari i ri, deri tek bulevardi i ri i Tiranës, ishin projekte të përfunduara nga Lulzim Basha dhe me financim të garantuar.

Duke qenë një fasadist i lindur, Lali nuk bëri asgjë tjetër vetëm se mori këto projekte të gatshme dhe i përfundoi, pasi shefi i tij kryeministër i hoqi “block-un” që i kishte vënë shefit të opozitës në krye të bashkisë.

Veliaj nuk pati aspak turp kur mori gërshërët dhe nisi të presë shiritë nëpër projektet e Bashës.
E mbani mend teksa krekosej tek Pazari i ri apo tek kilometri i parë i bulevardit të ri?! Sigurisht që po, e mbani mend. Ai më shumë harxhon duke folur e prerë shirita në televizor se sa të bëjë ndonjë punë.

Me regji me vete ai nuk u ndal së preri shirita nëpër rrugë e trotuare të cilat i kishte gati. Ato punë që si gjeti gati, ua gjeti dermanin. Kopshtet e çerdhet, në këmbim të lejeve të ndërtimit, i lyen fasadat ndërtuesit pranë tij. Ndërsa shkollat për të cilat u harxhuan miliona euro me tendera, u shemben me lëkundjen e parë të tërmetit. (Sami Frashëri dhe Emin Duraku sa për shembull).

Kur mbaroi me projektet gati, me shown e fasadave në çerdhe e kopshte ku të ha miu megjithë dyshek, Lali e gjeti zgjidhjen: iu turr gjithë shesheve të mbetura ende dhe dha leje ndërtimi. Këtu duhet t’ja njohim meritën, nuk u kursye fare dhe arriti deri aty sa të shembë historinë e Tiranës për të ndërtuar kulla. Madje edhe Sahatin e Tiranës e groposi në themelet e një kulle, pa folur për teatrin.

A se desh harrova. Lali bëri atë që se ka bërë njeri: mori shtat xhuxhat dhe i bëri gjigandë betoni.
Por ja që edhe këto sheshet mbaruan dhe Lali nuk di të bëjë gjë tjetër. Ai as të pastrojë Tiranën nuk di. U mbaruan edhe rrugët për korsi biçikletash.

Çtë bëjë Lali?!

Duke mos ditur të bëjë ndonjë punë, vendosi të kthejë bashkinë në estradë. Ka disa ditë që me një fjalim të regjistruar si me kasetë na prezanton disa artistë që i janë bashkuar partisë. Fundja mirë kanë bërë, se në art e ndritën, tani të bashkohen në suksesin e Lalit me leje ndërtime e projekte të gjetura gati pas 6 vitesh në krye të bashkisë dhe të hedhin valle si punëmbaruar.

Sa për ta ditur, lekët që marrin këta për të kënaqur egon e sëmurë të Lalit për ti zënë vendin Edit, janë thjeshtë paratë tona. Janë ato taksat që i merr gjithnjë e më të larta Eri që del pa iu skuqur surrati e merr në gojë dynjanë dhe pastaj flet për kulturë.

Sa herë ta shikoni teksa prezanton Kastron e rradhës, kujtoni faturën e ujit, taksën e pastrimit, taksën e gjelbërimit e kështu me rradhë.

Exit mobile version