Lampard më i mirë se Mourinho

Nxënësi e ka mposhtur mësuesin. Frank Lampard është treguar më i zoti duke e mposhtur Tottenhamin e Jose Mourinhos.

Chelsea mori pikët e plota me dy golat e Willian (2-0) që në pjesën e parë, në minutat 12’ dhe 45’.

Tottenhami luajti në këtë ndeshje me 10 lojtarë për 30 minuta, Son u përjashtua me të kuq në minutën e 62-të.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 32 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt, ndërsa Tottenhami gjendet në pozitën e shtatë me 26 pikë.

murinjo

Artikulli paraprakEpitafi i një tradhtari
Artikulli tjetërRonaldo humb finalen e parë pas 7 vjetëve