Lamtumirë Chelsea!

Megjithëse Chelsea më në fund mori sulmuesin që kërkonte gjatë gjithë janarit, mesa duket Konte nuk do të mundet ta shpëtojë postin e tij. Italiani ka qenë në prag krize gjatë gjithë sezonit aktual. Që nga momenti që skuadra e tij u mund nga Arsenal në Community Shield ajo nuk ka qenë më e njëjta.
Në klub ka një ndjesi që ai do të shkarkohet në fund të sezonit dhe e vetmja gjë që mund t’i shpëtojë punën është triumfi në Champions League, diçka që nuk ka shumë gjasa të ndodhë. Fakti që Konte fitoi titullin vitin e kaluar duke befasuar të gjithë dhe finalja e FA Cup do të harrohet shumë shpejt nga pronari i Bluve.
Abramovich njihet si një pronar i paskrupullt dhe ka shkarkuar emra si Mourinho dhe Ancelotti në të shkuarën. Konte është një trajner kokëfortë dhe shpeshherë ka kritikuar drejtuesit me deklaratat e tij të kamufluara. Drejtuesit kanë dëgjuar me vëmendje dhe nëse situata nuk ndryshon në ndeshjet e ardhshme, shkarkimi i tij mund të vijë edhe përpara se të përfundojë sezoni.
Antonio Konte është “i etur” për t’u rikthyer në rolin e tij si trajner i Italisë, sipas komisionerit të Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Roberto Fabbricini. FIGC është ende në kërkim të zëvendësuesit të Gian Piero Ventura, i cili kryesoi humbjen totale 1-0 të Italisë me Suedinë, në ndeshjen “play-off” të Kupës së Botës, pas së cilës axurrët dështuan të arrijnë në turneun e madh të kësaj vere, për herë të parë që nga viti 1958. “Kuarteti” italian; Konte, ish-tekniku i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, trajneri i Zenit, Roberto Mancini dhe “bosi” i Nantes, Claudio Ranieri, janë lidhur të gjithë me postin vakant. Konte ishte në krye të kombëtares blu në periudhën 2014-2016, duke e drejtuar Italinë në çerekfinale të “Euro 2016”, para se të bashkohej me Chelsea, ku fitoi titullin e Premier League në sezonin e kaluar dhe 48-vjeçari, i cili thuhet se është i pakënaqur në “Stamford Bridge” mbi transferimet, dëshiron të punojë përsëri me ekipin kombëtar, sipas Fabbricini-t.
“Mancini ishte në Romë, por nuk e kontaktuam atë. Konte duket i gatshëm të marrë përsipër drejtimin e kombëtares së Italisë përsëri. Ancelotti hap dhe mbyll derën, ndërsa Ranieri nuk është jashtë këtij interesimi, tha Fabbricini, i cili u emërua komisioner të enjten, pas zgjedhjeve, ku nuk u gjet dot një zëvendësim për ish-presidentin Carlo Tavecchio. Nuk është askush në ‘pole position’, ne duhet të vlerësojmë ‘pro’ dhe ‘kundra’. Ne, gjithashtu, duhet të vlerësojmë disponueshmërinë e federatës dhe t’u shpjegojmë atyre që do të vijnë pas nesh, që do të ketë qeverisje të re”. Mbrojtja e titullit nga Chelsea është pothuajse e pamundur, pasi humbja e së mërkurës, 3-0 në shtëpi, ndaj Bournemouth, i la londinezët 18 pikë prapa liderëve të Premier League, Manchester City.

Exit mobile version