Lamtumirë pleqëri, zbulohet ilaçi që ngadalëson plakjen

Shkencëtarët që realizuan studimin, u çuditën edhe vetë nga rezultati i tij Studimi tregon se ekspertët jo vetëm mund të jenë në gjendje ta ngadalësojnë procesin e plakjes, por edhe mund ta kthejnë mbrapsht atë, një zhvillim ky që sjell ndërmend filmin e njohur amerikan “Rasti i çuditshëm i Benjamin Button”.

Për një vit rresht, një grup vullnetarësh në Kaliforni kishin marrë një koktej të përbërë nga tre medikamente të zakonshme: një hormon rritjeje dhe dy ilaçe diabeti.

Kërkuesit po kërkonin të shihnin mënyrat sesi mund të rigjenerohet gjendja e timusit.
Por sipas revistës “Nature”, pas analizave të mëtejshme, ata zbuluan fare rastësisht se pjesëmarrësit kishin humbur gati 2,5 vjet “në orën e tyre epigjenetike”, e matur nga verifikimi i gjurmëve në gjenomet e një personi.

Lajmin e përcjell revista “Nature”. Sistemi imunitar i pjesëmarrësve në studim gjithashtu tregonte shenja përtëritjeje. Lajmi përbën një zhvillim mjaft të rëndësishëm, sepse njerëzimi i ka kërkuar gjithmonë mënyrat për të shmangur plakjen.

Megjithatë studiuesit paralajmërojnë se zbulimi është paraprak dhe se do të duhen verifikime të tjera përpara se të tentohet zbatimi i tij tek njerëzit.

Exit mobile version