Në vitin 2023, 1.1 milionë njerëz morën nënshtetësinë e vendit të BE- së ku jetonin, një rritje prej rreth 6.1% (+60.200 persona) krahasuar me vitin 2022.
Shumica e shtetësive të reja janë dhënë nga Spanja (240,200; 22.9% e totalit të BE-së), Italia (213,600; 20.3%) dhe Gjermania (199,800; 19.0%).
Shumica (87.6%) e njerëzve që iu dha shtetësia e BE-së ishin shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së. Qytetarët e një shteti tjetër të BE-së nga vendi i banimit përbënin 10.7%.
Ky informacion vjen nga të dhënat për marrjen e shtetësisë të publikuara nga Eurostat sot, Instituti Europian i Statistikave.
Sirianët, marokenët dhe shqiptarët ishin 3 fituesit kryesorë. Por ndërsa sierianët dhe marokenët i përkasin vendeve të botës së tretë, dhe janë vende me një popullsi gati sa 10-fishi i popullsisë së Shqipërisë, në raport me këtë të fundit shqiptarët janë fituesit kryesorë të shtetësisë së një vendi tjetër në BE.
Në vitin 2023, shtetasit sirianë ishin grupi më i madh i qytetarëve të rinj të BE-së, me një total prej 107 500 shtetësish të reja të dhëna. Grupi i dytë më i madh ishin shtetasit marokenë me 106 500 shtetësi të dhëna, të ndjekur nga shqiptarët (44,400).
Shkalla e natyralizimit është raporti i numrit të personave që kanë marrë nënshtetësinë e një vendi ku jetonin gjatë një viti ndaj numrit total të banorëve joshtetas në të njëjtin vend në fillim të vitit.
Në vitin 2023, Suedia regjistroi shkallën më të lartë të natyralizimit midis vendeve të BE-së, me 7.9 shtetësi të dhëna për 100 banorë jo-shtetas, e ndjekur nga Rumania (5.9) dhe Italia (4.1). Në anën tjetër, normat më të ulëta të natyralizimit për 100 banorë jo-shtetas u regjistruan në shtetet baltike: Lituani (0.1), Letoni (0.4) dhe Estoni (0.5).
Në vitin 2023, 1.1 milionë njerëz morën nënshtetësinë e vendit të BE-së ku jetonin.
Marrësit kryesorë:
Sirianë (107 500 shtetësi të reja)
Marokenë (106 500)
Shqiptarë (44 400)
Në vitin 2023, normat më të larta të natyralizimit (raporti i shtetësive të dhëna nga BE-ja për 10 ishin regjistruar në 10 shtete)
Suedia (7.9 shtetësi të dhëna për 100 banorë joshtetas)
Rumania (5.9)
Itali (4.1)