Zi në botën e futbollit. Ikonë e futbollit, Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò, është ndarë nga jeta.
Totto vuante nga kanceri i zorrës së trashë dhe ishte operuar dy herë. Ai kishte fituar shumë beteja, brenda dhe jashtë fushës.
Por këtë herë 59-vjeçari nuk ia doli, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Juventuesit ka lindur në Palermo më 1 dhjetor 1964 dhe u martua dy herë, me Ritën dhe Barbarën. Ai la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole.