Presidenti i Barcelonës prezantoi sot afrimin e dytë të merkatos së verës për katalanët, mbrojtësin Eric Garcia, i cili rikthehet në “Camp Nou” pas një eksperience te anglezët e Manchester City.
Pyetjet e shumta nuk ishin për Garcian, por për vazhdimin e mundshëm të Leo Messit për rinovimin e kontratës.
Duke folur për dëshirën që ai të qëndrojë dhe se të gjithë janë optimist se do ta bëjë, për të luajtur me shokun, Sergio Agueron, Laportes i shpëtoi nga kjo një gjë tjetër, duke konfirmuar kështu se s’do të jetë e lehtë që argjentinasi të qëndrojë.
“E dimë se ai dëshiron të qëndrojë, por sikurse Garcia, Leo ka oferta të tjera”, deklaroi ai, diçka që lë në ajër ende të ardhmen e Messit.