Tregtarët në Belsh janë ngritur sërish në protestë duke kundërshtuar spostimin e tregut nga periferia e qytetit, drejt fshatit Marinëz, që ndodhet rreth 5 kilometra nga Belshi.
Gjatë protestës së sotme ata kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hyrë në ambientet e bashkisë, duke prentenduar se spostimi i tregut është i padrejtë, dukeqëenëse ndodhet larg një zonë të banuar dhe askush nuk shkon për të blerë.
Po ashtu sipas tyre, për shkak të hapësirës së vogël është e pamundur që të gjithë tregtarët të zhvendosen atje.
Nga spostimi i tregut preken të paktën 300 tregtarë. Ata pretendojnë se nuk do tërhiqen nga kërkesa e drejtë e tyre dhe se do t’i përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve.
Tregtarët thonë se Bashkia e Belshit nuk është konsultuar me ta kur e ka marrë vendimin.