Largimi i Alibeajt ditën e sotëm nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, është një ndër aktet më të pashembullt gjatë kësaj periudhe me alibi dhe pazare që treguan berishistët e grupimit të Rithemelimit.
Ky akt vjen fill pas humbjes së thellë të opozitarizmit në vend, e cila tregoi qashtër se në këtë vend, vulën, logon, Partinë Demokratike të Shqipërisë së vërtetë, po e përdorin si bukë me djathë, për të interesa pozicioni.
Alibeaj tregoi burrërinë e tij fisnike, se nuk shitet dhe blihet për pozicione personale, duke mos ndjekur udhën pa krye të deputetëve që sot i kanë varur shpresat tek maja ballkonit të Sali Berishës, i cili ka mbetur si dordolec në përpjekje për t’u zhvendosur me forcë në tokat e ndërkombëtarëve.
(Është ndër rastet kur njeriu tërheqet nga përpjekja, që të paktën të mos bëjë keq kur nuk ka mundësinë të bëjë mirë!)
Akt i cili as sot e kësaj dite nuk e kanë bërë, Berisha, Meta, Rama, dhe të tjerë me radhë…dhe prapë janë ende të uritur dhe gati për të marrë pushtet nga e para. Njerëz të pushtetshëm të cilët nuk e dimë ende e kësaj dite se çfarë profesioni dinë të ushtrojnë përveç politikës!?
E patë thënë dikur i madhi Fan Noli, “bota kënaqet me gënjeshtrën që shëtit nëpër skenë, e jo me të vërtetën që rri në prapaskenë.”