Nga Elona CASLLI
Besoj se largimi hipotetik i Ramës dhe qëndrimi i Veliajt, nuk do të ishte aspak një fitore, por veçse një përshkallëzim i së keqes.
Erion Veliaj është kopja më e keqe e Edi Ramës. E përcaktoj si kopjen më të keqe të Ramës, pasi dallohet qartazi tek Veliaj, mungesa e identitetit dhe përpjekja mjerane për të imituar Ramën, duke filluar që nga firma dhe deri në detaje të tjera.
Edhe në ditën e tij më të zezë Edi Rama nuk është Erion Veliaj.
Ka një hendek shumë të madh që ndan Edi Ramën nga Erion Veliaj.
Edi Rama di shkrim e këndim. Erion Veliaj është një analfabet funksional dhe kur ligësia bashkohet me injorancën, prodhon një përbindësh dhjetë herë më të keq se vetë e keqja.
Edi Rama duhet të largohet bashkë me Erion Veliajn.
Post Scriptum- Qëndrimi i Veliajt dhe largimi i Ramës është veçse një përshkallëzim i së keqes dhe një mallkim për këtë vend.