Largohu nga aty sepse ti nuk meriton të jesh përfaqësuesi ynë!

Nga Klea SPAHO

A ka turp me te madh se te ulesh me force te ajo karige qe duhet te mbaje njerezit e punes dhe vlerave? Largohu nga aty sepse ti nuk meriton te jesh perfaqesuesi yne. Ti u zgjodhe nga Partia jote dhe jo nga qytetaret.

Ti nuk hyre ashtu sic i ka hije nje Kryetari por me force duke shklyer deren.Ti je i vetem aty, pa mbeshtetjen e askujt, pa punonjes sepse administrata nuk te njeh per kryetar. Ti je veç nje vegel e Rames dhe po habitesh edhe me veten sepse po e quan veten kryetar nderkohe qe sdi te artikulosh dy fjale e Jo me te zgjidhish hallet tona. Ti je frikacak sepse kurre ska ndodhur qe administrata e Bashkise Devoll te jete e mbushur Brenda e jashte me Polica..

Qytetaret vjellin vrer per ty dhe ti krenohesh se je ne emer te qytetarve ? Une si qytetare e Devollit, si nje studente, e them me plot goje LARGOHU, TI NUK NA PERFAQESON. Ne nuk njohim kryetar tjeter vec Bledjon Nallbatit. Ne kryetar njohim Bledjonin e vlerave Bledjonin e premtimeve te mbajtura Bledjonin qe di te punoje me vepra dhe jo fjale. Kete smund ta mohoje as i majte as i djathte sepse te gjithe e dine punen qe ai ka bere dhe vazhdon ta beje.

Miq devollinj ju ftoj qe ne ate shesh te dilni te gjithe ne mbeshtetje te personave qe e dine se ç’eshte puna dhe respekti. Bashkohuni para BASHKISE DEVOLL per te mirat tuaja, per familjen tuaj, per te ardhmen e femijeve tuaj.

Reago!

devoll

Exit mobile version