Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka nisur seancën plenare, ndërsa deputetët e rithemelimit me pankarta në duar kanë bllokuar foltoren.
Pas nisjes së seancës, deputetët po ashtu ndezën zhurmueset dhe kërkojnë që të largohet garda.
Në krahun tjetër, kryeparlamentarja ka nisur me miratimin e çështjeve të ditës.
Deputetët e rithemelimit refuzojnë të ulen në vendet e tyre, duke kërkuar po ashtu vendet e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore.