Paris St Germain ka blerë ish-mesfushorin e kombëtares franceze Lassana Diarra, i cili ka nënshkruar në kontratë 18 mujore. 32-vjeçari, i cili ka luajtur me Real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Portsmouth, gjatë karrierës së tij, shkon në kryeqytetin francez me parametër zero, pasi ishte larguar nga Al Jazira në muajin e kaluar. PSG kishte nevojë për një mesfushor duke qenë se Marco Verratti dhe Thiago Motta aktualisht janë të dëmtuar. Futbollisti i lindur në Paris, tha për faqen zyrtare të klubit: “Jam shumë i lumtur që kam firmosur me ekipin e vendlindjes. PSG do të thotë shumë për mua dhe me dimensionin botëror që ka marrë ky klub në vitet e fundit për mua është një ëndërr që bëhet realitet të aktivizohem për këtë skuadër. Po pres me padurim të luaj në “Parc des Princes”.”
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...