Lazim Destani dhuroi 3 milionë euro për Shqipërinë dhe nuk e bëri publike

Tërmeti në Shqipëri, tronditi të gjithë dhe bëri që të solidarizohen shumica me viktimat dhe familjet e prekura nga kjo katastrofë natyrore që goditi shtetin shqiptar.

Federata, klube, president e sportist të ndryshëm, ftyra të njohura e shoqata e milioner të ndryshëm dhuruan dhe ndihmuan me aq sa kishin mundësi, që shumica publikuan shumat e donuara për bamirësi. Mirëpo i heshtur qëndronte filantropi dhe pronari i kompanisë “Ecolog” që sponsorizon klubin e futbollit Shkëndija, Lazim Destani.

Sipas asaj që arrijmë të mësojmë, z. Lazim Destani dhe familja e tij kanë dhuruar 3 milionë euro për familjet e prekura në qytetin e Durrësit dhe të njejtën nuk e ka bërë publike, shkruan Infosport.

Lazim Destani njihet si humanist i madh e sidomos për popullin shqiptar, duke ndihmuar gjithmonë njerëzit në nevojë, ndërkohë ndihmoi edhe Shkëndijën e Tetovës që në momentet më të vështira vendosi të merr nën udhëheqje dhe në 6 vitet e fundit e bëri një nga klubet më të forta në vend po edhe përgjithësi shqiptar.

Mesazhi i Destanit
Me dhembje të thellë po e përcjell situatën e rëndë pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jam me ju e pranë jush. Ju shpreh ngushllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj duke u lutur që numri i viktimave dhe dëmeve që kjo fatkeqësi natyrore la prapa të jetë sa më i ulët.

Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, duhet të jemi bashkë dhe lutem që këtë dhembje ta kalojmë sa më lehtë.
Zoti u faltë parajsën viktimave, e u dhashtë forcë e durim familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

Exit mobile version