Do të jetë Lazio kundërshtarja e Interit në çerekfinale të Kupës së Italisë. Bardhekaltrit fituan 4-2 me Genoan në një sfidë që ndryshoi disa herë rrjedhë, ndonëse vendasit duhet ta kishin mbyllur që në pjesën e parë.
Djordjevic dhe Hoedt shënuan në minutat 20 dhe 31 për kryeqytetasit, që humbën edhe një 11-metërsh me Anderson në të 28-ëm, mirë në fundin e pjesës së parë Genoa realizoi dy herë me Pinillan dhe Pandev, me rezultatin që u ekuilibrua para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve. Asnjë përgjegjësi për Thomas Strakoshën në të dy golat e pësuar.
Lazio pas shumë përpjekjesh u kthye në avantazh në të 70-ën me golin e Milinkoviç-Saviç, ndërsa Ciro Imobile në të 75-ën realizoi golin e qetësisë me një goditje të kalibruar në hyrje të zonës.