LDK paraqet Avdulla Hotin si kandidat për Kryeministër të Kosovës

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka marrë vendimin që Abdullah Hoti të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër të vendit.

Një gjë e tillë u konfirmua nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa, menjëherë pasi ka përfunduar mbledhja e partisë. “Kemi rënë dakord që Abdullah Hoti të propozohet nga Kryesia e LDK-së për kryeministër”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike është shprehur se është e gatshme për formimin e qeverisë së re në Prishtinë. Madje, Thaci i ka kërkuar zyrtarisht Isa Mustafës emrin e personit që do të mandatojë qeverinë.

Artikulli paraprakAkademikët dhe intelektualët, 26 propozime për përballimin e krizës së Covid-19
Artikulli tjetërDenoncohen lidhjet e Olsi Ramës me bosët e krimit, përpjekje për të liruar vrasesin…