Lediana Fratari: Qeveria është bërë barrë në kurriz të qytetarëve, ata janë të bindur që po vidhen!

Kandidatja e PD për deputete. Lediana Fratari ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë të njësisë nr 5 në Tiranë.

“Qytetarët nuk janë thjeshtë të zhgënjyer. Ata janë të bindur se qeveria e socialistëve nuk ka dështuar si pasojë e paaftësisë, por ajo është në stadin kur është bërë barrë në kurriz të tyre, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Ndaj dhe fryma për ndryshim ndjehet kudo.

Bisedova me bashkëqytetarë të mitë, në njësinë administrative Nr 5 në Tiranë. Pronarë dyqanesh e kafenesh ankohen për taksat e larta, rritjen e tarifës së sigurimeve shoqërore, rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe uljen e konsumit.

“Nuk është thjeshtë kriza e pandemisë, thotë pronari i një dyqani veshjesh. Konsumi ka rënë sepse në këtë vend po bie çdo ditë numri i të rinjve dhe moshës së mesme, janë ata konsumatorët më të mëdhenj dhe ata po largohen nga Shqipëria”.

Ka mes tyre votues të PS-së që nuk kanë në plan ta mbështesin më. Të sigurosh mbështetjen e njerëzve të zhgjënjyer, nuk është e vështirë, por e vështirë dhe detyrim është të mos i zhgënjesh pasi të kanë besuar. Dhe unë mendoj se kjo është sfida e partitë sonë dhe e imja personalisht”.

3 15

Exit mobile version