Lefteri Luzi, kandidatura e Ramës në KQZ, PD voton skualifikimin e saj

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, kërkon një tjetër mandat në krye të këtij institucioni, pas përfundimit më 11 tetor të detyrës që mban aktualisht. Në garë për këtë post është edhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba. Gjithashtu ka avancuar kandidaturën edhe Koli Bele, i cili ka qenë nënsekretar për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, si dhe ka përfaqësuar këtë forcë politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Tre kandidatët e tjerë janë: Rovena Ndoj, Iva Nova dhe Anton Lleshaj. Pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit, këto kandidatura do të shqyrtohen nga Komisioni parlamentar i Ligjeve. Kandidatura e Lefterie Luzit vjen si një kandidaturë e mbështetur direkt nga Rama. Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Majko deklaroi tre ditë më parë se PS do të mbështesë Luzin për një mandat të dytë në krye të KQZ. Mbështetja e Ramës ndaj Luzit vjen pas keqpërdorimit që iu bë asaj në zgjedhjet e vitit 2013 si dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2015 nga PS. Në krye të KQZ, ajo ishte kamikazja e shkeljes së ligjit për llogaritë politike të Ramës. Arsyeja se përse Luzi është dorëzuar dhe keqpërdoret ka të bëjë me llogaritë personale të saj. E akuzuar për korrupsion nga KQZ me projektin e votimit elektronik, Luzi ka vendosur që të shesë veten tek Rama për të shpëtuar nga prangat. Padia ndaj saj tashmë është në Prokurori.  PD nuk do të votojë këtë kandidaturë të Ramës për Kryetare të KQZ. Ajo do të skualifikohet dhe për këtë nuk i bën dobi as mbështetja e Ramës. PD ka të drejtë të skualifikojë dy kandidatë që pretendojnë të drejtojnë KQZ-në. Luzi është një prej këtyre dy kandidatëve që do të skualifikohen dhe nuk do të votohen nga opozita. Në skenarin për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të 2017, krahas blerjes masive të votave me paratë e drogës, Rama ka përfshirë si pjesë të skemës edhe rikonfirmimin e Lefterie Luzit në krye të KQZ. Aktualisht, Luzit i ka mbaruar mandati dhe është duke rikandiduar për një mandat të dytë mes disa kandidaturave të tjera që vijnë nga radhët e PS. Më datë 12 tetor, Komisioni Ligjeve zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat e paraqitura për kreun e KQZ. Dukshëm u konstatua se anëtarët socialistë në Komision ishin porositur për të favorizuar Luzin në një kohë që nuk reaguan aspak e mbajtën qendrim indiferent ndaj prezantimit të kandidatëve të tjerë që vinin po nga radhët e socialistëve, mes tyre edhe Denar Biba, nënkryetar aktual i KQZ. Gjatë prezantimit, Luzi, vetvlerësoi kandidaturën e saj si më me eksperiencë ndërsa citoi administrimin e dy proceseve zgjedhore të vitit 2013 dhe 2015, procese që në fakt janë kontestuar dhe janë cilësuar si jashtë standardeve nga organizmat ndërkombëtarë, konkretisht OSBE/ODHIR.  Deputetët e Partisë Demokratike në komision kritikuan Luzin për punën e saj gjatë mandatit të parë duke cituar raste konkrete të neglizhencës e qëllimshme të Luzit veçanërisht në rastet kur kishte akuza të faktuara për manipulime të procesit zgjedhor. Një nga këto raste ishte edhe ai i përmendur nga deputeti Oerd Bylykbashi, në lidhje me mosndërhyrjen e KQZ në rastin e regjistrimeve të zgjedhësve nga Tirana në qytetin e Durrësit si dhe votimin e të burgosurve në këtë qark në kundërshtim me Kodin Zgjedhor në zgjehdjet e 2015. Raste këto që janë kritikuar specifikisht edhe nga organizmat ndërkombëtarë që kanë monitoruar zgjedhjet parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

Raportet e OSBE, nga 2013 standardet e zgjedhjeve kanë rënë

Janë dy raporte të OSBE/ODHIR, njëri i zgjedhjeve të 2013 dhe tjetri për zgjedhjet vendore të 2015 që kritikojnë ashpër punën e KQZ, e në veçanti drejtimin e këtij institucioni nga Lefterije Luzi ndërsa vihet në dukje se nga zgjehdjet e vitit 2013 e deri në ato të 2015, standardet e zgjehdjeve kanë rënë dhe janë përkeqësuar. Madje, në 2015 zgjdhjet u cilësuan si të minuara nga shkeljet.
Pas zgjedhjeve të 2013 OSBE  citoi se vendimmarrja e KQZ nën drejtimin e Lefterije Luzit kishte mungesë transparence. Disa nga vendimet e KQZ janë kritikuar për mungesë të një baze të qëndrueshme ligjore. Sipas kritikave, mbledhjet e KQZ thirreshin shpesh pa një paralajmërim të duhur, palët ishin të papërgatitura ndërsa drejtimi i mbledhjeve kategorizohej nga paaftësia. Sipas vëzhguesve vendimet nuk publikoheshin në faqe siç parashikon ligji dhe kjo e shumë mungesa të tjera zvogëlonte transparencën në vendimmarrjen e KQZ. Kritikat erdhën e u bënë më të forta në zgjedhjet e 2015, ku rol i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u cilësua si me dritë-hije në raportin paraprak të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë. Raporti vinte theksin tek politizimi i KQZ-së dhe vendimet e paqëndrueshme të tij. “Diskutimet e politizuara të KQZ sollën vendime të paqëndrueshme, të cilët dëmtuan besimin e publikut në pavarësinë e administrimit zgjedhor,” citonte misioni i OSBE/ODHIR në raportin final.  “KQZ duhet të siguronte më mirë drejtimin dhe mbikqyrjen e fazave të procesit zgjedhor” thuhet në shqetësimet e ngritura nga OSBE sipas të cilave mosfunksionimi i KQZ vjen nga drejtimi i politizuar i saj.

A.Shahini

Exit mobile version