Lefteria largohet nga KQZ

KQZ-ja ka nevojë për një kryetar të ri, pasi kryetarja aktuale Lefterie Luzi përfundon mandatin e saj më 11 tetor 2016.
Ja çfarë thuhet në njoftimin e shpallur sot nga Kuvendi zyrtarisht, ku specifikohen kriteret për kandidatët dhe caktohet data 30 shtator si data përfundimtare e dorëzimit të dokumentacionit.
Pasi u shqyrtuan afatet e përfundimit të mandateve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në datë 11.10.2016, përfundon afati i emërimit në detyrë të Kryetares së KQZ-së, zonjës Lefterie Luzi (Lleshi).
Në këto kushte, Kuvendit i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date.
Në lidhje me procesin e prezantimit të kandidaturave dhe për të vijuar më pas me procedurat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për përzgjedhjen e Kryetarit të ri të KQZ-së, Kuvendi i Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar.

Exit mobile version