Legjenda braziliane: Messi është historia e Barcelonës, figura e tij s’mund të njolloset

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Romës, Cafu, i cili është futbollisti me më së shumti paraqitje për Brazilin, thotë se, Messi do të jetë gjithmonë Messi, pavarësisht se cilin klub e përfaqëson.

Thashethemet rreth të ardhmes së Messit në Barcelonë janë rritur javët e fundit, mbi dyshimet se ai mund ta mendojë largimin në perëndim të karrierës.

Messi reagoi me tërbim ndaj drejtorit sportiv të Barçës, Eric Abidal, i cili e kishte vënë në pikëpyetje përkushtimin e lojtarëve nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes, duke i akuzuar se ata ishin shkaktari i shkarkimit të spanjollit nga posti i trajnerit.

Por tani duket se gjendja në Camp Nou është qetësuar.

Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni tha së fundmi se nuk përse të merakoset për të ardhmen e kapitenit të ekipit të tij.

Cafu, ndërkohë, e pranon se nuk e di se çfarë vendimi do të marrë Messi, por beson se ai gjithmonë do të jetë pjesë e rëndësishme e klubit katalonas.

“Askush nuk e di. Është e vështirë ta dish nëse Messi do të vazhdojë me Barcelonën apo do ta ndryshojë ekipin”, tha Cafu për Omnisport.

“Sot, Messi është njeriu kryesor në Barcelonë, ai është historia e Barcelonës. Por edhe nëse vendos të ndryshojë ekip, ai gjithmonë do të jetë Messi dhe ne gjithmonë do ta përkrahim”, theksoi ai.

Exit mobile version