Legjendat, nga Maradona te Ronaldo me Infantinon

Gianni Infantino organizoi festën më të bukur në botë. Presidenti i FIFA-s ftoi në Brig të Zvicrës, në vendlindjen e tij, kampionë dhe ish-kampionë nga i gjithë globi. Nga Maradona, Ronaldo, Van Basten e Del Piero, për të vazhduar me emra si Buffon, Maldini, Vieri, Gattuso, Boban, Seedorf apo Trezeguet sa për të përmendur disa.
Infantino nuk la jashtë ndeshjes së legjendave idhullin e tij, Beccalossi, ndërsa i ftuar special ishte edhe Fabio Pisacane. Vërtet e jashtëzakonshme dhe një festë e futbollit. Për më tepër, ftesën e presidentit të FIFA-s e kishin pranuar edhe Collina, Rizzoli dhe Busacca, të cilët arbitruan ndeshjen.
Një ngjarje unike. Yjet më të mëdhenj të futbollit botëror të rrethuar nga malet zvicerane dhe disa qindra tifozë entuziastë. Publiku nga lojtarët në fushë ndahej vetëm nga një shirit i verdhë.
Të gjithë mund të shikonin nga afër, madje edhe të takonin lehtësisht idhujt e tyre, të cilët nuk kishin nevojë për luks edhe sepse fusha dhe dhomat e zhveshjes ishin të parametrave që përdoren në ligat amatore zvicerane.
Në ndeshjen e parë, presidenti Infantino luajti si qendërsulmues me skuadrën italiane, kundër ekipit zviceran. Ashtu si publiku, edhe drejtuesi më i lartë i futbollit në botë u argëtua pa fund.

Artikulli paraprakPremier League
Artikulli tjetërMorata në dilemë