Nevoja e rritur për fuqi punëtore ka shtyrë shumë vendin tonë të lehtësojnë masat për emigrantët që kërkojnë punë. Sipas eksperti të ekonomisë, Zef Preçi këto ndryshime mund të ndihmojnë në mbushjen e vendeve të lira të punës dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik, por gjithashtu mund të çojnë në shuarjen e stimujve për rritje pagash për punonjësit vendas për shkak të konkurrencës së shtuar dhe pagave më të ulta që ofrohen nga emigrantët.
Nevoja e rritur për fuqi punëtore nga shumë biznese në Shqipëri ka bërë që të procedurat për të huajt të lehtësohen. Tashmë nisma është publikuar në fletoren zyrtare ku përcaktohen edhe afatet për lejet e qëndrimit.
Në një intervistë për Ora News, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se këto masa lehtësuese janë një përgjigje ndaj problemit të shkaktuar nga emigrimi i lartë.
“Unë nuk shof ndonjë përpjekje të qeverisë për t’u konsultuar me komitetin tre-palësh; punëdhënësit, punëmarrësit dhe qeveria. Ndërkohë askush nuk ulet të kalikulojë pasojat që ka kjo situatë.”
Sipas tij duhen parë me vëmendje edhe pasojat negative që mund të vijnë nga tolerimi por edhe konkurrenca.
“Ka një numër rreziqesh, së pari, ne shuajmë stimujt për të rritur më tej pagat e punës, së dyti, krijojmë kontigjente të cilat janë të mundshme për t’u përdorur nga rrjetet e trafiqeve, nga mafia për t’i eksportuar në evriopën perëndimore dhe bëhemi shqetësim për ta, dhe së treti, në Shqipëri nuk ka asnjë mekanizëm që ju garanton, që i mbron të huajt. Aq më tepër që të huajt pranohen pa njohur gjuhën.”
Në raportet e instat vihet re një rritje edhe të të huajve që kërkojnë të investojnë në Shqipëri, por edhe për këta të fundit projektligji parashikon ndryshime.