Pa Ranierin, por fitues. Leiceister në javën kur e gjitha bota u solidarizua për shkarkimin e trajnerit, arriti të mposhtë Liverpool në “King Power Stadium”, ku mbretërit e vërtetë ishin heronjtë e sezonit në shkuar, që pas një 2017 pa asnjë gol në kampionat shënoi 3 të tillë ndaj një rivali për titull. Jamie Vardy, lojtari që udhëhoqi skuadrën sezonin e shkuar në rrugën drejt titullit me golin e tij nisi rrugën e “Dhelprave” drejt shpëtimit. Në pjesën e dytë ishte sërish Vardy që me kokë konfirmoi rikthimin e tij të madh ashtu si të skuadrës së tij. Liverpool pati kohë vetëm për një zgjim të vonë me Coutinho që thjesht sa vuri Liverpool në tabelën e golave, pasi festa në fund ishte e tëra për “Dhelprat”.