Leipzig shënjestron Claudio Bravon

Claudio Bravo bëhet objektiv i RB Leipzig. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi i Bundesligës, që aktualisht renditet në vendin e dytë, ka shënjestruar portierin e Manchester City-t, të cilin do ta tentojë në merkaton e verës. Skuadra e drejtuar nga Ralph Hasenhuttl, me të gjitha mundësitë do të marrë pjesë në Champions League edicionin e ardhshëm dhe për këtë arsye dëshiron siguri në portë. Emri i portierit të Citizens për momentin është në krye të listës së dëshirave të gjermanëve.

Artikulli paraprakValencia, Alesanco drejtori ri Sportiv
Artikulli tjetërVillarreal, dëmtohet Sergio Asenjo