Lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve të tyre, arrestohen inspektori i IMTV dhe administratori i Njësisë Golaj

Janë arrestuar nga policia punonjësi Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, shtetasi me inciale B.U. si dhe të Administratori i njësisë administrative Golaj në Kukës me iniciale U.D. të akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

 

Inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj akuzohet se lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve.

“Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.116, viti 2024, me metoda speciale të hetimit, masa e arrestit u kërkua pasi punonjësi i IMTV, B.U., rezulton se nuk ka marrë masa për ndërtimet pa leje të konstatuara gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë që edhe Kryetari i Njësisë administrative në abuzim me detyrën nuk ka sinjalizuar ndërtimin pa leje të nënës së tij, por e ka lejuar të vazhdojë”, raporton Prokuroria.

 

Njoftimi i Prokurorisë:

Lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve, arrestohen me kërkesë së Prokurorisë Kukës Inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestuan në flagrancë punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor (IMTV), shtetasit B.U. si dhe të Administratorit të njësisë administrative Golaj në Kukës, shtetasit U.D. nën akuzë për Veprën Penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.116, viti 2024, me metoda speciale të hetimit, masa e arrestit u kërkua pasi punonjësi i IMTV, B.U., rezulton se nuk ka marrë masa për ndërtimet pa leje të konstatuara gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë që edhe Kryetari i Njësisë administrative në abuzim me detyrën nuk ka sinjalizuar ndërtimin pa leje të nënës së tij, por e ka lejuar të vazhdojë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vijon hetimet për këtë çështje.

Në gjendje të lirë u proceduan edhe tre shtetas të tjerë në lidhje me këtë çështje, shtetasi K.L., inspector në IMTV për Veprën Penale “Shpërdorim Detyre” si dhe shtetasit Z.D. dhe M.M. nën akuzë për veprën penale ‘Ndërtim i Paligjshëm’.

Exit mobile version