Lëngu magjik i lakrës shëron stomakun, mëlçinë dhe ngadalëson plakjen

Lëngu i lakrës është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni.
Është i pasur me polifenolë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik.

Lakra përmban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike.

Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut.

Vitaminat që gjenden tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar, shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve, lëkurës, mëlçisë, nervave, syve e shumë të tjera.

Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që e ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lira dhe virozave.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lakra përmban më shumë vitaminë C se portokallet, një karakteristikë që e bën lakrën të domosdoshme kundër shumë sëmundjesh.

Lakra është një nga 10 ushqimet më të pasura me vitamiNë K, e cila është thelbësore kundër sëmundjeve të zemrës dhe kockave.

Arsye përse duhet të pini lëng lakre
Kundër ulçerës në stomak
Lëngu i lakrës trajton ulçerën në stomak, sipas të dhënave mbi këtë perime.

Sipas shkencëtarëve, ky lëng i pasur në vitamina dhe minerale forcon rezistencën e shtresës së stomakut ndaj acideve.

Ndihmon funksionin e mëlçisë
Lëngu i lakrës përmban antioksidantë që luajnë një rol në detoksifikimin e mëlçisë.
Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit.

Kundër helmimit nga alkoli
Lëngu i lakrës rekomandohet kur e keni tepruar me alkolin apo jeni helmuar nga ushqimi.
Alkoli shkatërron shumë prej baktereve të shëndetshme në stomak dhe vitaminave apo mineraleve.

Lëngu i lakrës pastron sistemin tretës sepse përmban shumë ushqyes.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me lëng lakre në ditë me stomak bosh dhe më pas rritjen e dozës në dy gota në ditë.

Kundër shenjave të moshës
Pini një gotë me lëng lakre në ditë për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës dhe tharjen e saj.

Lëngun e lakrës mund ta përdorni edhe si një maskë lëkure.
Nëse dëshironi të hiqni njollat apo të zbusni pigmentimin e lëkurës përzieni një lugë gjelle me mjaltë, pak shafran Indie dhe një çerek gote me lëng lakre.

Më pas shtoni miell orizi dhe përzijeni mirë që të krijoni një pastë të mirëfilltë. Lyeni zonat e njollave me këtë pastë, mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë.

Flokë të shëndetshëm
Lëngu i lakrës përmban shumë sulfur dhe është shumë efikas për forcimin e flokëve dhe shmangien e rënies së tyre.
Pini një gotë me lëng lakre çdo mëngjes dhe përdoreni lëngun edhe si maskë flokësh..

Lëngu i lakrës çdo ditë
Lëngu i lakrës do të plotësojë nevojat ushqyese të trupit dhe do ju ndihmojë të humbisni në peshë, të forconi sistemin imunitar dhe të mbani sëmundjet larg.

Si të përgatisni lëngun e lakrës
Është shumë e thjeshtë për të bërë lëng të freskët lakre në shtëpi. Merrni një lakër të fortë dhe hiqni gjethet e sipërme. Lajeni mirë me ujë dhe pastaj thajeni.

Nëse ka ndonjë njollë ngjyrë kafe, prejeni zonën e dëmtuar.

Vendosni gjethet në një shtydhëse, ose në një mikser. Kullojeni dhe pijeni. Ju gjithashtu mund të shtoni gjethe mente, mjaltë dhe limon për të shtuar shije dhe aromë.

Exit mobile version