Juan Laporta ka deklaruar se fair play financiar ia ndaloi Barcelonës që të rinovojë kontratën me Lionel Messin, i cili u largua pas pothuajse 20 vitesh nga klubi.
Numri një i Barcelonës zbuloi se ditën e enjte u mblodhën për të nënshkruar rinovimin, dhe se Messi ishte i pajtimit për diçka të tillë.
Por, fair play financiar nuk e lejoi dhe siç ka thënë ai, u desh të merret menjëherë një vendim për të mirën e klubit dhe lojtarit.
“Ne u pajtuam me Messin për të nënshkruar dje, por nuk na lejoi fair play financiar. Ndjenja e të dy palëve është zhgënjyese”, tha ai.
“Messi dëshironte që të qëndrojë. Nuk është aspak i lumtur, është i mërzitur ashtu sikur ne, ky është realitet”.
Ai ndër të tjera tha se Messi ka kohë që i ka treguar atij se ka oferta, por nuk pranoi të përmend emra, nëse ato klube janë PSG dhe Manchester City.