“Lëri hartimet Elisë, por sillni amnistinë për qytetarët dhe jo pushtetarët!”/ Pampuri i përgjigjet Spiropalit: Pas çdo zyrtari të korruptuar që shfaqet në derë të SPAK, Edi Rama kërcënon drejtësinë

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, në një reagim për mediat, i është përgjigjur ministres së Shtetit, Elisa Spiropalit, e cila në një reagim të mëparshëm, mes të tjerash, akuzoi kreun e PD që po bëhet pengesë për votimin e amnistisë penale.

Pampuri shprehet se “pas çdo zyrtari të korruptuar që shfaqet në derë të SPAK-ut, Edi Rama dhe shpura e tij shfaqen kërcënues ndaj institucioneve të drejtësisë”.

“Pas përpjekjeve për të ngritur komision që të kontrollojë punën e SPAK-ut dhe sulmeve kundër BKH-së, hapi i radhës i Edi Ramës ishte amnistia për zyrtarët e korruptuar.” – shkruan ajo.

“Amnistia për zyrtarë të korruptuar, harroje se do të marrë vota nga PD-ja. Lëri hartimet Elisë, por sillni amnistinë për qytetarët dhe jo pushtetarët!” – përfundon Pampuri.

Më poshtë reagimi i plotë:

Pas çdo zyrtari të korruptuar që shfaqet në derë të SPAK-ut, Edi Rama dhe shpura e tij shfaqen kërcënues ndaj institucioneve të drejtësisë.

Pas përpjekjeve për të ngritur komision që të kontrollojë punën e SPAK-ut dhe sulmeve kundër BKH-së, hapi i radhës i Edi Ramës ishte amnistia për zyrtarët e korruptuar.

Këtë e artikuloi sërish sot Elisa në botën e doganave.
Për të, ashtu si dhe shefin e saj, kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bën aleancë me krimin për të blerë zgjedhjet, nuk bën politikë.
Elisa i di mirë si funksionojnë këto dy mekanizma, nga doganat deri në Shkodër.

Amnistia për zyrtarë të korruptuar, harroje se do të marrë vota nga PD-ja.

PO, amnisti për qytetarët që i çuan në burg për 3 mijë lekë drita, ndërsa vetë vidhni miliona;

PO, amnisti për ata që protestonin për shtëpitë e tyre, ndërsa ju iu merrnit pronat dhe ua jepnit oligarkëve;

PO, amnisti për ata që protestuan kundër qeverisë tuaj, më e korruptuara në histori, që kriminalizoi shtetin dhe varfëroi shqiptarët.

Lëri hartimet Elisë, por sillni amnistinë për qytetarët dhe jo pushtetarët!

Artikulli paraprak“Para nisjes për në Paris ku do të marr pjesë në punimet e komiteteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës”/ Basha ndan foto me themeluesin e PD, profesorin e njohur…
Artikulli tjetërSëmundja e hemofilisë, Arbër Neziri: Një pjesë e pacientëve emigrojnë për shkak të trajtimit