Lesi-Ramës: Do të përfundosh keq, dikush do të godasë në zemër, aty ku të djeg

E sulmoi në një video selfie – tapë, Nikoll Lesi shpërthen ndaj Ramës dhe i kujton se si i kërkonte të sulmonte në gazetë Xhoana Nanon. Pasditen e djeshme, ndërkohë që në fshatin Bularat një tabor i madh ekstremistësh grekë, po përdhosnin ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë, Edi Rama, pasi kishte ngrënë e pirë mirë e mirë në Lezhë, i shtriqur në sediljen e pasme të mercedezit luksoz kryeministror, ashtu gjysmë tapë gjeti kohë të bëjë një video-selfie për rubrikën, “Përgjigjja ime” në ERTV.
Në përçartjen e tij ndërkohë që makina ecte, në fakt nuk ka ndonjë përgjigje por vetëm një ndërhyrje në një debat mes dy qytetarëve në faqen e tij në Facebook.
“Domenika” dhe “Kadri Veseli” shkëmbejnë mendime të ndryshme, për atë se çfarë përfaqëson Rilindja dhe vetë Edi Rama. Një shkrim-replikë i shkurtër i “Kadriut” të cilin e zuri edhe sot në gojë në një postim në Twiter, duket se i ka djegur shumë kryeministrit, i cili merr spunto dhe lëshon gojën, duke hedhur jargë për shumë figura publike. Nëse kjo video-selfie do të kishte “aromë”, i gjithë komuniteti disa miliardësh i Facebook, por rrezik edhe vetë Mark Zuckerberg, do të ishin bërë tapë.
Mes emrave që përgojon disa herë dhe që sipas Ramës fshihen pas “Kadriut” është edhe ai i Nikoll Lesit, botues i “Koha Jonë”.
Kaq ka mjaftuar që ky i fundit, të shpërthejë me një shënim të shkurtër në median që drejton duke e quajtur Edi Ramën, një individ që ka humbur kontrollin e mendjes; rrezik për shoqërinë; gojë ç`thurur, i pirë, i pacipë etj, etj, shkruan syri.net.

Pasi e paralajmëron se do të përfundoj keq, në këtë shkrim të “Koha Jonë” Edi Ramës i kujtohet edhe një histori e turpshme e viteve, 2004-2005, kur çonte shkrime denigruese në këtë media, kundër bashkëshortes së ish-kryeministrit socialist Fatos Nano, Xhoana Nano.
Shkrimi i plotë: Çmendet kryeministri Rama, merrni masa!
Kryeministri Edi Rama ka patur dhe ka humbje kontrolli të mendjes. Dikur nuk përbënte rrezik për shoqërinë, sepse nuk kishte fate njerëzish në dorë, por tani që është kryeministër ai është rrezik.
Mjafton të ndiqni videon e mëposhtëme, të cilën e ka postuar në profilin e tij në ERTV. Gojë çthurur, i pirë (pasi po vjen nga një drekë në Lezhë) dhe i pacipë. E keqja mbetet se ai nuk kupton se do përfundojë keq, më keq se sa disa paraardhës të tij.
Mosmirënjohës në pafytyrsi, i paskrupullt në skajshmëri, Edi Rama nuk kupton se çfarë i ka bërë vetes, kur shumë mirë e di se çdo të thotë të sulmosh edhe njerëzit që e bënë të njohur (e thoshte vetë dikur në maj 2001 në qytetin e Lezhës).
Lufta politike ka disa rregulla të pashkruara, por ai i ka shkelur sot duke ardhur nga Lezha dhe tashmë ai ka vetëm një zgjidhje: të urdhërojë Sandër Lleshin të arrestojë ata që do e shpojnë mu në zemër, aty ku i djeg më shumë. Vetëm Edi Rama e di mirë se ku i djeg dhe hidhet përpjetë po e sulmove. E di Rama mirë, kur sillte te “Koha Jone” materiale dhe shkrime kundër Xhoana …..në vitin 2004-2005!

rrrrr 1

Exit mobile version