Letër nga Ferri, për Edi Ramën!

Nga Marsid Gupi

Në fillim të viteve ’90, Edi Rama bënte publicistikë, duke shkruar ato që i quante letra nga ferri të Enver Hoxhës për Sali Berishën.

Sot një letër nga ferri dhe nga vetë Enver Hoxha më ra në dorë, për efendinë e tij Z. Edi Rama.

“I dashuri im Edi,
Dikur ke qenë ndërmjetësi i mendimeve të mia për klasën politike të fillimit të pluralizmit politik, por sot, do ta shkruaj personalisht letrën për ty.

Do e bëj sepse ke përpara fundin tënd politik dhe nuk po e kupton dot. Aristoti ka thënë: Më kollaj shohim qimen në sytë e tjatrit sesa traun syrin tonë!

Reforma në Drejtësi është Kali i Trojës që Donald Lu nuk e futi për fundin politik vetëm të Berishës dhe Metës por edhe për fundit tënd.

Njësoj si nga barku i kalit të Odisesë doli Akili dhe ushtarët e Agamemnonit po njësoj nga reforma e Lu-së doli Spak dhe GJKKO.

Të kam parë që për të ngritur veten, njësoj si në shah ke vendosur të dorëzosh Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Olta Xhaçkën, Saimir Tahirin dhe Vanjgjush Dakon me Lefter Kokën.

Këtë e bëja dhe unë me bashkëpuntorët e mia dhe kuptova që kur i ve zjarrin disa kasolleve të fshatit rrezikon të marri zjarr gjithë fshati!

Po hë ça bëre do thuash?!

Unë ata që i dorëzoja në procese penale, i dorëzoja njësoj si ti për mbijetesën time politike si lider, por ti sje në pozitat e mia.

Ti ke kundërshtar Lulzim Bashën dhe unë nuk kisha askënd.

Ki kujdes nga Lulzim Basha sepse me aktin e tij politik , dhe me mbështetjen e SHBA përjashtoi nga sistemi politik më të fuqishmin e llojit tonë, Dr. Sali Berishën!

Ndërkohë që ti zgjodhe për aleatë politikë Oligarkët, ky Lulzim Basha ti mori Përfaqësuesit e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe të BE-së.

As këtu nuk e ndoqe dot vijën time Edi… unë zgjidhja kllasën puntore ti zgjodhe makroborgjezët antikombëtarë.

E vërtetë është more Edi që di të flasësh dhe të ndërtosh narrativa por politika nuk është emision televiziv.

Endri Fuga ka lexuar libra dhe di të bëjë strategji komunikimi , por me fjalë nuk mbahet dot pushteti. Edhe me sjlljen tënde më ke zhgënjyer sepse ke bërë të dukshëm thelbin tënd…

Ti i trajton njerzit me përçmim sepse e njeh mirë veten tënde!

Ndërsa ky Lulzimi është e kundërta jote dhe e kuptoj që nga mënyra sesi ka konceptuar të bëjë shtet!

Ai nuk merret me njerëz di ti Edi por me akte politike.

Ato katër pikat e programit të tij do të detyrojnë amerikanët dhe faktori tjetër ndërkombëtar ti pranosh….

E nise duke prishur ndërtime pa leje dhe po perfundon tek inceneratorë imagjinarë që po djegin bashkëpuntorët e tu…

Tani më dëgjo me vëmëndje, sepse plera e vërtetë që do digjet në inceneratorin e Altin Dumanit do jesh ti! Duhet të urdhërosh këta oligarkët të ndikojnë sa më shumë në media me financat e tyre që të shpikin thashetheme për Lulzim Bashën!

Duhet të bësh të pamundurin të paguash ata që i kërkuan interesa meskine Bashës të flasin kundër tij…

Duhet që më shumë ti jepet vënd në mediat që kanë blerë mbuluesit e tu njerëzve të Saliut dhe rithemelimit.

Ata faktorizoi si kundërshtarë! Duhet të krijoni idenë që Lulzim Basha nuk ka elektorat ndryshe kur të takohemi këtu ku jam unë, do të të duket lule me vëndin se ku do shkosh ti!

Po ta mbyll duke sjellë në vëmëndje një shprehje që ke thënë dikur për mua: Enver Hoxha na zbardhi si Rusë, na zverdhi si kinezë dhe na nxiu si Shqiptarë!

Po ta kthej reston me të njëjtën monedhë Edi: E fillove duke prishur kioska pa leje të hallexhinjve , e vazhdove duke ngritur kulla pa karar të oligarkëve dhe po e mbyll duke çpikur inceneratorë që djegin paratë e gjithë Shqiptarëve!”

Exit mobile version