Letër nga një qytetar i Rrugës së Salës!

Nga Ermal Peçi

Përshëndetje gazetar Ermal Peçi!

Si fillim gëzuar Vitin e Ri 2024 dhe uroj mbarësi dhe shëndet për çdo familje shqiptare.
Unë që po ju shkruaj jam një qytetar i rrugës Mustafa Mahtohiti ose siç e njohin të gjithë shqiptarët si rrugica e Salës.

Po ju drejtohem juve me këtë letër se e di që bashkëpunoni me regjimin e Ramës dhe vetëm ju mund të na zgjidhni nga ky hall që na ka rënë mbi supe.

Në fakt nga viti 2024 ne nuk prisnim ta nisnim me shprehitë e 90-ës. Ishim mbledhur me familjen kur dëgjuam një grup njerëzish që zaptuan rrugën e bërtisnin që të ju dilte Berisha në dritare dhe se regjimi e kishte mbyllur padrejtësisht.

Fjalët si regjim, narkoshtet, drejtësi e kapur, po bëhemi më keq se në komunizëm ishin farkëtuar nga secili prej tyre si shigjeta për të goditur Edi Ramën “arkitektin” e këtij sistemi.

Menduam se me atë që pamë dje gjithçka do të mbaronte, por dita e sotme ishte më tronditëse.

Me foni të vendosur dhe njerëz që bërtisnim” o Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do” na u prish gjumi edhe na u shqetësuan fëmijët.

Me fjalë arkaike, duke rikujtuar komunizmin, xhelatët dhe arsyet pse nuk do e bëj vaksinën, shikonim deputet dhe ata 20 veta që ishin aty që ekzaltoheshin njësoj sikur po rrëzonin Ramën.

Po ju drejtohem juve si gazetar që të thoni, se “Regjimi i Ramës” është vetëm 5 minuta larg nga shtëpia e Berishës dhe aty mund të shkojnë të protestojnë lirshëm. Se duke protestuar poshtë ballkonit të Berishës vetëm sa na prishin gjumin dhe rehatinë, por nuk rrëzojnë Ramën.

E gjithë kjo që shkrova ishte hipotetike dhe një hamendësim se si mund të ndihet një qytetar i rrugës Mustafa Mahtoiti nga këto sjellje dhe shprehi arkaike të një grupi të vogël që endet dhe bërtet rrugëve të Tiranës jemi shumicë.

Një shfaqe e cila jo vetëm po ju tkurr, por po ju kthen komikë të një parodie e cila e ka emrin Rithemelim, por që po përfundon në Rishpërndarje./dritare.net

Exit mobile version